Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë po mbahet mesha e shenjtë e Pashkës. Të shumtë janë besimtarët katolikë, të cilët po marrin pjesë në meshë dhe po kremtojnë ringjalljen e Jezusit.
Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari raporton se brenda katedrales po thuhen lutjet e Pashkëve dhe se mesha pritet të zgjasë rreth 1 orë.
“Sapo ka nisur kremtimi i Pashkëve në katedralen “Shën Pali”, nga imzot Arjan Dodaj, ndezi qiriun në zjarrin e shpresës. Besmitarë të shumtë katolikë kanë ardhur. Në ditën e nesërme pritet të mbahet dreka e Pashkëve. Atmosfera është shumë e ngrohtë. Brenda katedrales po thuhen edhe lutjet e Pashkëve. Mesha pritet të zgjasë rreth 1 orë, për këta besimtarë simbolizohet ringjallja e Krishtit. Kjo meshë simbolizon edhe ringjalljen e tij.
Besimtarë të shumtë kanë ardhur për të marrë pjesë. Aktualisht, mesha po kremtohet nga imzot Arjan Dodaj, po thuhen lutje për të gjithë besimtarët. Është e njëjta traditë në të gjitha kishat katolike, është një traditë e njëjtë kudo”, raportoi ndër të tjera gazetarja Shazivari.
Ndërkaq gazetari Ferdinand Samarxhi shpjegoi mesazhin që përcjell Pashka katolike.
“Sonte është kremtimi i ngjalljes së Krishtit. Pashka e sotme që ne përjetojme sot, ne nuk kemi një kalim siç ishte në Pashkën tjetër. Krishti me gjakun e tij, shpagoi një herë e përgjithmonë njerëzit për mëkatin. Ngjallja e Krishit vjen si mesazh të triumfit mbi vdekjen. Pushteti i Krishtit me ngjalljen e tij sot shtihet mbi çdo gjë. Krishti u quajt Adami i dytë, për faktin se mposhti vdekjen. Krishti solli mesazhin e madh të kapërcimit të asaj të pamundure”, u shpreh ai.
/abcnews.al