Miku i Kurtit, në prokurori/ Gerxhaliu: Korrupsioni po e dëmton Kosovën në shumë drejtime

schedule16:25 - 29 Mars, 2024

schedule 16:25 - 29 Mars, 2024

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës nga orët e mëngjesit, nën dyshimet për një aferë financiare me një kompani energjetike serbe. Berishaj cilësohet si një mik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Balkan Update” në ABC News, tha se korrupsioni po dëmton Kosovën në shumë drejtime, politike, ekonomike si dhe të integrimit drejt BE-së.

Të importosh energji elektrike kur ke mundësi ta prodhosh ndodh vetëm në Ballkan, e sidomos në Kosovë. Kosova ka shpenzuar para për të importuar energji elektrike. E vërtetë që afera me zotin Berishaj është aktualizuar vitin e kaluar. Sot politikanë të kalibrit të tillë, janë pjesë e një situatë që po dëmton Kosovën në asketin ekonomik, integrues, politike.

Kur vepron në adresë të partisë politike, je i mbrojtur, ajo çka besoj është shqetësuese që zoti Berishaj ka qenë doktor i shkencave. Të zhytet në një aferë të tillë që do i shkaktojë në aspektin e karrierës, por theksoj se ka dëmtuar shumë Kosovën, në shumë drejtime”, tha ai. /abcnews.al