Katër persona kanë humbur jetën pasi stuhia Nelson ka shkaktuar shira të dendur në të gjithë Spanjën. Një burrë 32-vjeçar, i cili u përpoq të shpëtonte një djalë 16-vjeçar, i cili ra në det në rajonin verilindor të Tarragona, u përfshi nga dallgët e mëdha dhe të dy vdiqën.
Në veri të Asturias, një turist britanik dhe një grua ranë në det dhe u mbytën në dallgët deri në 8 metra të larta.
Pjesë të mëdha të vendit, përfshirë rajonet e Andaluzisë dhe Katalonjës, u goditën nga stuhia, me erëra të forta deri në 90 kilometra në orë në disa zona.
Fenomeni ekstrem i motit ka goditur Britaninë e Madhe ditët e fundit. Aeroportet u përgatitën për një eksod masiv gjatë fundjavës, por si pasojë e motit të keq u anuluan mijëra fluturime.
Përmbytjet në hekurudha rezultuan gjithashtu në devijime dhe anulime.
/abcnews.al