Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk më kanë munguar kontaktet me qeverinë greke”, Tavo: Çdo problem zgjidhet në marrëdhënien mes dy vendeve

schedule13:36 - 29 Mars, 2024

schedule 13:36 - 29 Mars, 2024

Në një intervistë për ABC News, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se nuk i kanë munguar asnjëherë kontaktet me qeverinë greke. Ai ka thënë se çdo problem zgjidhet në marrëdhënien mes dy vendeve dhe nuk kanë nevojë për një negociator.

Tavo ka theksuar se është në detyrë për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim etnik dhe krahinor.

Kjo çështje interpretimesh politike që janë përpjekur ta sfumonim këtë procesin dhe për të lënë Himarën pa bashki.

Padyshim unë kam marrë detyrë jo nga ndonjë tjetër, por nga vetja ime. Unë në 20 e ca vite në politikë, unë njihem si personi që u shërbej njerëzve dhe problemet e njerëzve. Për këtë jam dhe në Vlorë, për sa kohë ata do të kenë nevojën të ardhjes dhe takimit me perfektin dhe zgjidhjes së problemeve të tyre. Problemet nuk janë thjesht individuale të komunitetit grek në bashkinë e Vlorës, probleme kanë dhe komunitete të tjera dhe nuk i diferencoj si prefekt problemet që ka Vlora me Himarën, Konispoli me Finiqin, apo Saranda me Delvinën. Jam aty për ti shërbyer të gjithëve pa dallim, jo etnik dhe as krahinor.

Mua kontaktet nuk më kanë munguar asnjëherë me qeverinë greke. Nuk besoj që qeveritë greke dhe shqiptare kanë nevojë për ndonjë negociator. Jam i bindur që çdo problem zgjidhet dhe vullneti i mirë ekziston. është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinje zgjidhen, edhe nuk besoj që ka nevojë që mosmarrëveshjet tona shumë të vogla kanë nevojë për një negociator”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!