Dhunoi gruan dhe djalin e mitur, e pëson shqiptari në Itali

schedule13:50 - 29 Mars, 2024

schedule 13:50 - 29 Mars, 2024

Një 48 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka sulmuar gruan e tij teksa po flinte. Ai ka sulmuar edhe djalin e mitur, i cili duke parë të ëmën në vështirësi, ka tentuar ta mbronte.

Sipas mediave italiane, denoncimi është bërë nga vetë gruaja e shqiptarit. Pas mbërritjes së policisë, fillimisht shqiptari ka bërë rezistencë ndaj tyre, ndërsa më pas është dërguar në komisariat për gjykim të mëtejshëm.

48-vjeçari akuzohet për abuzim në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!