Pas transferimit të Zielisnki dhe Taremi, padyshim që ende nuk janë zyrtarizuar pasi pritet fundi i sezonit, Interi tani po fokuson vëmendjen në merkato duke menduar për repartin e mbrojtjes.
Marotta dhe Ausilio po mendojnë për një mbrojtës post-Acerbi, dhe drejtuesit zikaltër kanë tre emra në listë.
I pari dhe jo më i thjeshti për t’u sjellë në Milano është mbrojtësi korean i Bayern Munich, Kim. Gjigandi bavarez nuk është më një titullar i padiskutueshëm dhe mund të largohet nga Gjermania. Inter po mendon për formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit, pasi kostoja direkte e kartonit të koreanit është e lartë.
Emri i dytë në listë është Mavropanos i West Ham, mbrojtësi i cili mund të mbërrijë në San Siro me parametra zero. Ndërsa tjetri është Mario Hermoso, qendërmbrojtësi i Atletico Madrid./ h.ll/abcnews.al