Një 48 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë.
Sipas mediave vendase, 48 vjeçarit shqiptar, banues në Sant’Angelo Lodigiano, iu gjetën në shtëpi një kilogram e gjysmë hashash dhe mbi 40 gramë kokainë të ndarë në doza.
Ai u ndalua pas një kontrolli të kryer nga policia edhe me ndihmën e njësisë së qenve të Guardia di Finanza./abcnews.al