Dosja Beleri dhe situata në Himarë/ Çupi: Greqia ka ndërhyrë në punët e Shqipërisë

schedule20:38 - 28 Mars, 2024

schedule 20:38 - 28 Mars, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi, foli për situatën politike në Himarë dhe dosjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë një debati me përfaqësuesin e PD në Himarë, Skerdjan Dhuli, analisti u shpreh se Greqia ka ndërhyrë përherë në punët e Shqipërisë.

Pjesë nga diskutimi:

Dhuli: Pse duhet të lëshojmë gjithmonë ne? Ky konsensusi që është bërë në vitin 2000, kandidati ka qenë i PS. Ishte kunati i Goros, Berisha vendosi ta mbështeste. Tani pse Rama nuk tha “jo këtë person, por vendosni dikë tjetër dhe do e mbështesim.”?

Çupi: Flasim për një shtet që ka dashur të pengojë punën e Shqipërisë.

Dhuli: Vetëm tre fshatra kanë 2 gjuhësi. Ndërhyrja e shtetit grek…

Çupi: Përherë ka ndërhyrë. Ka ndërhyrë në vitin 994.

Dhuli: Ça të bëjmë ne? T’ia lëmë Shqipërinë Edi Ramës. Rama, Belerin e donte kandidat nga PS. Dule e kishte aleat në 2013. Edi Rama i kishte aleat, në koalicion? Ka ndodhur diçka e pazakontë edhe në 2015. Unë kur u bë Censi u deklarova shqiptar, Jorgo Goro u deklarua grek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!