Franca do të miratojë mbi 30 milionë euro për agjencinë palestineze të Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNRËA këtë vit për të mbështetur operacionet e saj në mes të luftës shkatërruese në Gaza, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
“Ne do të japim kontributin tonë që UNRËA të përmbushë misionet e saj pa nxitje të urrejtjes dhe dhunës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Christophe Lemoine.
Ai nuk dha detaje se kur do të bëhet pagesa e radhës për agjencinë. Por kësti i parë pritet në prill.
/abcnews.al