OBSH: Vetëm dhjetë spitale janë pjesërisht funksionale në Gaza

schedule14:30 - 28 Mars, 2024

schedule 14:30 - 28 Mars, 2024

Vetëm 10 nga 36 spitale janë ende funksionale në Rripin e Gazës, pasi spitali al-Amal në Khan Yunis doli jashtë funksionit të martën, sipas një deklaratë të drejtorit të përgjithshëm të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Forcat izraelite rrethuan spitalet al-Amal dhe Nasser në fillim të kësaj jave, ndërsa kishin rrethuar gjithashtu spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës, më i madhi në Rripin e Gazës”, tha ai.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se një nga anëtarët e stafit të saj u vra kur tanket izraelite u tërhoqën papritur nga zonat përreth dy spitaleve mes bombardimeve dhe të shtëna me armë zjarri.

“Edhe një herë, OBSH bën thirrje për përfundimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj spitaleve në Gaza dhe bën thirrje për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, pacientëve dhe civilëve”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!