Më shumë se 4600 azilkërkues kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit 2024, një numër rekord për tre muajt e parë të vitit.
Shifrat paraprake nga Ministria e Brendshme treguan se 4644 persona kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më 26 mars të këtij viti. Në të njëjtën kohë vitin e kaluar, ky numër ishte 3,770 dhe 4,162 deri në vitin 2022, rekordi i mëparshëm.
Rritja e numrit të azilkërkuesve do të rrisë presionin ndaj kryeministrit të Britanisë, Rishi Sunak. /abcnews.al