Aksident tragjik në Gjermani/ 5 viktima dhe disa të plagosur nga përmbysja e autobusit

schedule12:47 - 27 Mars, 2024

schedule 12:47 - 27 Mars, 2024

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Leipzig, Gjermani. Sipas mediave lokale, autobusi mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përmbysur për arsye të panjohura.

Rruga në drejtim të Mynihut është mbyllur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe helikopterë.

“Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit”, tha në një deklaratë kompania “Flixbus”, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit që po udhëtonte nga Berlini në Zyrih.

/abcnews.al