Gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet të thellojmë reformat për nxënësit në arsimin profesional. Ai ka theksuar se 70% e kërkesave për punë janë për zanatçinj dhe profesionistë, ndërkohë vetëm 30% e kërkesave janë për juristë në treg.
Sakaq, Rama ka deklaruar se jemi ende shumë larg pikës ku duhet të arrijmë me arsimin profesional, prandaj duhet të punojmë fort.
“I gjithë sektori publik dhe privat, duke nisur nga arsimi i cili në dukje nuk ka lidhje me negociatat, por në dukje na i bën këto sfida të mundura. Nëse flasim për arsimin profesional jemi shumë larg, na duhet të thellojmë reformat, që në vit të parë duhet që nxënësit në gjimnaz të njihen me sistemin. Nxënësit që humbi katër vite dhe bashkë me to dhe shpenzimet e prindërve, pasi në fund dalin të papunë. Prandaj duhet t’i orientojmë drejt arsimit profesional.
Natyrisht ne nuk mund të pengojmë nxënësit që ti përgjigjen ambicien e tyre jashtë shtetit, por duhet t’ia themi këtë prindërve.
Sot 70% e kërkesave për punë janë për zanatçinj dhe profesionistë, ndërkohë vetëm 30% e kërkesave janë për juristë në treg, pasi për shumë vite do të kemi më shumë juristë për kilometër katrorë.
Në mbyllje, 57% e atyre që mbarojnë këto shkolla hyjnë në punë dhe kanë paga të mira, jo dikur. Besoj që me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion për tregun profesional dhe me financimin e reja në qershor do të vëmë në dispozicion konviktet, në mënyrë që prindërit ta besojnë fëmijën, që të rrijë me shokët dhe me shoqet jo vetëm për arsimin, por me fjetje dhe gjithçka.
Garancia rinore me BE është një projekt shumë pozitiv, por deri kur t’i shikojmë hajrin atij investimi, ne rrezikojmë të humbasim shumë. Por paralelisht ne do të rrisim mbështetjen nga buxheti i shtetit për arsimin profesional”, u shpreh kryeministri./abcnews.al