Ministri hungarez: Deklaratat për dërgimin e trupave në Ukrainë rrisin rrezikun e një lufte botërore

schedule14:31 - 26 Mars, 2024

schedule 14:31 - 26 Mars, 2024

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijártó tha sot se deklaratat e zyrtarëve të disa anëtarëve të NATO-s për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë rrisin rrezikun e një lufte të re botërore.

“Në një situatë kaq kritike, nuk janë të rëndësishme vetëm veprimet, por edhe fjalët kanë një rëndësi të madhe. Prandaj, kur bëhet fjalë për deklaratat për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë në emër të disa vendeve anëtare të NATO-s, është me të vërtetë e rrezikshme, sepse ne nuk duam të shohim rrezikun e një luftë të tretë botërore”, tha Sijarto.

Gjatë një takimi me udhëheqësit e opozitës në fillim të marsit, presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti se Franca “nuk ka kufij dhe vija të kuqe” kur bëhet fjalë për të ndihmuar Ukrainën, e cila përfshin dërgimin e mundshëm të trupave tokësore.

/abcnews.al