Oficerët ukrainas të sigurisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar se po vepronin në emër të Rusisë në përpjekje për të hedhur në erë një linjë hekurudhore të përdorur për transportin e armëve në Ukrainën lindore, si pjesë e betejës së Kievit kundër forcave ruse, njoftoi sot Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
“Të arrestuarit, të cilët mendohet se janë banorë të Kievit dhe Kharkiv, kishin vendosur një mjet shpërthyes në linjën hekurudhore në rajonin e Poltava të Ukrainës qendrore dhe kishin planifikuar ta shpërthenin nga distanca, por u arrestuan vetë nga oficerët e SBU”, thuhet në njoftim.
Agjencia sekuestroi telefonat celularë të të arrestuarve dhe identifikoi njërin prej tyre si oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse (FSB).
/abcnews.al