Gerti Shella drejtori i INFOCIP u shpreh se është skeptik për ecurinë e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.
I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abcnews, Shella u shpreh se ka pritshmëri që brenda vitit të kemi një trupë 4+1, por në gjykimin e tij nuk do të arrihet të ketë një trupë me 6 gjyqtarë.
“Ka një pritshmëri që brenda këtij viti të kemi një 4+1, që është aktualisht minimumi i trupës gjykuese. Por për të respekuar frymën e ligjit do të duhet të ketë 6 gjyqtarë. Unë jam skeptik që ne do të mundemi brenda dhjetorit ti japin gjykatës Kushtetues e 6 gjyqtarë në mënyrë që të njihnim de facto mundësinë që dikush të dilte edhe kundër shumicës vendimarrëse”, tha Shella.

