Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në Kosovë: Përfundimisht “Nisma” mbetet jashtë Kuvendit

schedule22:13 - 1 Nëntor, 2019

schedule 22:13 - 1 Nëntor, 2019

Partia “Nisma” në Kosovë ka mbetur përfundimisht jashtë Kuvendit. Sipas rezultateve të fundit të publikuara sot për zgjedhjet e 6 tetorit që u mbajtën në Kosovë, “Nisma” e Fatmir Limajt nuk ka arritur të kalojë pragun.

“Nisma: 4.97% (te rregullta) + 6.91% (te diaspores) + 5.5% (me kusht dhe NV) + 4.10% (diaspora pas 5 tetorit. Per momentin dhe jo zyrtarisht Nisma është mbi prag për 0.0125% (rreth 100 vota). Me llogaritjen e votave nga Serbia është poshte pragut rreth 50 vota”, shkruan Blerim Vela, njohës i zgjedhjeve në Kosovë.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin doli fituese në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa u ndoq nga LDK, me kandidate Vjosa Osmanin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!