Prangosja e Jorgo Goro, pse po hesht Athina? Gazetari: Arrestimi i tij, sugjerim amerikan

schedule20:26 - 25 Mars, 2024

schedule 20:26 - 25 Mars, 2024

TIRANË– Të shtunën që shkoi, me urdhër të SPAK përfundoi në pranga kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Gazetari Stavri Marko, nga Athina në lidhje live me “Real Story” tha se arrestimi i Goros ishte i pritshëm.

Ai e cilësoi qesharake akuzën që ka ngritur SPAK për Goron, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre.

“Ishte e pritshme. Problemi i tokave që është galopant, që është ndarë nga dora e tij dhe është një tragjedi, është qesharake akuza për shpërdorim detyre. Kemi një Himarën, e cila qëndron në mes, e cila nuk merr vesh se çfarë bëhet. Duket si një bashki që herë duket si kufomë dhe herë si skelet. Është një situatë kaotike, para sezonit turistik”, tha ai.

Ai u shpreh se ka pasur një aksion brenda Bashkisë së Himarës, ku është bërë sekuestrimi i disa kompjuterëve.

“Kanë çmontuar dhe kompjuterët në bashkinë e Himarës. Janë shumë lajme që qarkullojnë”, tha ai.

Gazetari shtoi më tej se në Shqipëri ka standard ligjor të dyfishtë.

“Ka standarde të dyfishta në shtetin e së drejtës në Shqipëri. SPAK ka pasur të gjithash mundësitë që të vepronte, faktikisht që SPAK i ka bërë zbor Jorgo Goros kaq herë, 5-6 herë, do të thotë se ka qenë i pavendosur dhe nuk ka pasur dëshirë të vepronte në atë kohë dhe ndoshta ka të bëjë me një porosi, që unë e kam nga zërat e mi, dhe ka pasur një presion amerikan që problemet e Himarës të shkojnë deri në fundit dhe një nga arsye se pse SPAK ka bërë këtë arrestim, është dhe një sugjerim që vjen nga SHBA”,  shtoi ai.

I pyetur se pse Greqia po hesht për rastin e Goros, ndërsa çështjen Beleri e cilësoi si sulm politik, për këtë Marko tha: “Interferenca greke ka qenë interferencë juridike. Nga pikëpamja e korrespondencës ligjore në bazë të ligjeve të Shqipërisë. Ne jemi të shqetësuar për mënyra se si do çmontohet grabitja masive. Janë me mijëra tapi, sipas mediave greke. Ne nuk na shqetëson procedura se çfarë do të ndodhë me Goron”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!