Hamasi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për bllokimin e bisedimeve të armëpushimit në Gaza.
Bisedime të cilat grupi militant zhvilloi me qeverinë izraelite. Në një deklaratë, grupi palestinez tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jenë ndërmjetës për shkak të mbështetjes së tyre për Izraelin.
“Administrata amerikane është arsyeja kryesore për ngecjen e çdo marrëveshjeje”, tha zyrtari i lartë i Hamasit Husam Badran, duke shtuar se Uashingtoni është “partneri ushtarak” i Izraelit dhe se kjo e bën të papërshtatshëm të luajë rolin e ndërmjetësit.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza.
Katërmbëdhjetë vende mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga anëtarët jo të përhershëm të vendit. Por SHBA nuk ka vendosur veton, por ka abstenuar.
/abcnews.al/