Ish-komandanti dhe njëkohësisht deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, foli për 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Në lidhje me këtë ngjarje në Kosovë nuk u mbajt asnjë ceremoni zyrtare nga qeveria e Albin Kurtit. Sipas Berishës, duhet të mbaheshin organizime për përkujtimin e sulmeve të NATO-s duke shprehur respekt dhe vlerësim për aleancën ushtarake, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo ngjarje ka merituar të ketë një ceremoni, qoftë një organizim formal për respekt të SHBA-ve dhe NATO që shpëtuan kombin shqiptar.
Kjo qeveri ka treguar disrespekt, duke marrë vendime në mos koordinim me ndërkombëtarët. Një vend nuk mund të cenohet nga sjellët e kryeministrit. Marrëdhëniet me SHBA nuk mund të cenohen për shkak të Kurtit, theksoj se NATO ishte shpëtim për Kosovën“, tha ai. /abcnews.al