Një organizatë e mirëqenies së kafshëve në Kanadanë perëndimore po përpiqet të sigurojë burimet e nevojshme për t’u kujdesur për 300 mace pasi njeriu që kujdesej për to tha se nuk mund ta përballonte më.
Bruce Robinson i tha Shoqërisë Britanike të Kolumbisë për Parandalimin e Vuajtjeve të Kafshëve (BC SPCA) se ai pranoi macet që ishin braktisur gjatë pandemisë Covid-19, por kostoja e kujdesit për to u bë e pamundur, pasi ai humbi punën, raporton Guardian.
“Organizata bamirëse dërgoi staf në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Hjuston për të vlerësuar situatën”, tha Eileen Drever nga BC SPCA.
Ndërkohë, Robinson deklaroi se numri i maceve në shtëpinë e tij është rritur në 298, duke përfshirë 15 mace që pritet të ngordhin në ditët në vijim. Si pasojë, ai mori një vendim të keq, duke menduar se mund të përballonte macet.
Ai u përpoq t’i jepte kafshët, por pa rezultat. Në vend të kësaj, ai shpenzoi mijëra dollarë në muaj, duke mbetur pa ushqim për vete, për t’u siguruar që ato kishin 28 kilogramë ushqim në ditë./abcnews.al