Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe rreth 1000 shtëpi janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 që goditi veriun e Papua Guinesë së Re.
Shefi i policisë së provincës së Sepikut Lindor, Christopher Tamari tha se numri i të vdekurve mund të rritet.
Guvernatori i provincës, Alan Baird, tha se rreth 1000 shtëpi janë shkatërruar duke shtuar se shërbimet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar efektet e tërmetit që shkaktoi dëme në pothuajse të gjithë provincën.
Dhjetëra fshatra në brigjet e lumit Sepik ishin prekur nga përmbytjet e mëdha përpara se tërmetit. Tërmetet janë të zakonshme në Papua Guinenë e Re, e cila ndodhet brenda “Unazës së Zjarrit”, një hark i aktivitetit të madh tektonik që shtrihet në të gjithë Azinë juglindore dhe në pellgun e Oqeanit Paqësor.
Megjithëse ato rrallë shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pllajat e xhunglës me popullsi të rrallë, tërmetet mund të shkaktojnë rrëshqitje shkatërruese të dheut.
Shumica e nëntë milionë banorëve të vendit ishull jetojnë jashtë qyteteve të mëdha, ku topografia dhe mungesa e rrugëve të asfaltuara mund të pengojnë përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
/abcnews.al