Shpërthim me tritol në një banesë private në Shkodër. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës në pronësi të 62 vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al