Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mbështetjen e tij për Princeshën Kate përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
Në një reagim në platformën X, Begaj uroi për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën, duke theksuar forcën dhe hirin që e karakterizon atë.
“Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate—shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon,” shkroi ai.
“Duke i dërguar urime të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe të plotë Princeshës Kate – le të shkëlqejnë forca dhe hiri juaj përmes kësaj sfide”, shkruan presidenti Begaj.
/abcnews.al/