Vargjet për Jorgo Papingjin ishin gjithcka. Fati e deshi që në ditën botërore të poezisë të largohej nga kjo jetë në moshën 81 vjeçare. Bashkëshortja edhe në këtë ditë të trishtë preferon të ruajë mitin e poetit, duke recituar vargje të lënë në letër
Interpretimi i vargjeve në ditën e fejesës mbetet unik për të
Ëndrra e çdo artistit është të mbetet emër, kënga me të njëtën titull, interpretuar nga Aurela Gace është e preferuara edhe e zonjës Papingji
Jo pak herë Jorgo Papingjin e shqetsonte humbja e poezisë në këngë. Si prijës unik e cilësojnë bashkëpuntorët
Jorgo Papingji është larguar fizikisht, por ai do jetë ndër breza përmes 4 mijë vargjeve poetikie të këngëve të muzikës së lehtë dhe për fëmijë.
Ndërkohë që dëshira e familjarëve është realizimi i librit dedikuar krijmtarisë dhe jetës së poetit të dashurisë pagëzuar më titullin “Emër”./abcnews.al