Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim dhe trafik droge janë arrestuar këtë të premte në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit e mashave 35 dhe 44 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
Në Unazë të Re, u kap dhe ndalua një 35 vjeçar, banues ne Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Në Kashar, u kap dhe ndalua shtetasi, 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.