Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, eksperti i IT Elvis Tusha foli për videon e publikuar të ish-bashkëjetuesit të kryeministres italiane Giorgia Meloni , ku tregonte arsyet e ndarjes. Video e krijuar me Inteligjencë Artificiale që mori miliona klikime.
Ai tregoi se zgjodhi këtë person për shkak sepse ishte në qendër të vëmendjes sepse sapo ishin ndarë. Për këtë video ai u shpreh se ka marrë edhe një reagim nga kryeministrja italiane.
“Më kanë thënë mos më përdor faqe institucionale. Më mori sekretaria e saj dhe më tha bëj kujdes me ato video, sepse nuk është diçka e mirë”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai tregoi se ka marrë kërkesa edhe nga politikanë shqiptarë që të bëjë video “Deepfake”, por që nuk ka pranuar.
/abcnews.al/