Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi thotë se ekzekutimi i Gentjan Bejtjas mund të ketë ndodhur pasi ndaj tij mund të jetë shfryrë mllefi i grupit të Ervis Martinajt.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Prençi u shpreh se ekzekutimi mund të jetë kyer edhe nga persona që janë hakmarrë, pasi e kanë konsideruar atë tradhtar.
“Pikëpyetjen e ngriti edhe babai i të ndjerit, të na e thonë pse e vranë? Por nuk vjen njeri për ta thënë pse e vranë. Ne e trajtuam Bejtjan si një personazh që ka bërë pjesë në një grup kriminal, i divorcuar më vonë, i cili ka bërë aleancë me të tjerë njerëz. Ndodh që anëtarët e grupeve kriminale, dikush tradhton. Ndaj tradhtarit të grupeve kriminale, mllefi është më i madh. Ndaj grupi, boshti i shëndoshë, hakmerret tmerrësisht. Unë nuk jam me atë, për një personazh si Vis Martinaj, dëshira ime është që ai të jetë gjallë, ende shpresoj se ai njeri është gjallë, dua të jetë gjallë, sepse është personazh i çuditshëm që do të hedhë dritë mbi botën e krimit në Shqipëri, por dhe mbi strukturat shtetërore që janë shitur dhe blerë me para. Do tregojë sesi janë blerë administrata publike shqiptare, Policia e Shtetit. Mund të ndodhë që t’i tregojë.
Çdo perandori, edhe ajo perandoria e botës së krimit, vyshket. Përse gjithë ky mllef? Për SPAK është një person në kërkim ndërkombëtar. Për Prokurorinë e Lezhës, është në statusin e personit të humbur. Grupet kriminale, në përplasjet me kundërshtarët, edhe lobojnë, edhe bëjnë aleanca me një grup tjetër, mund të jetë përdorur edhe nga të tjerët. Mundet që ndaj Bejtjas, mundet të jetë shfryrë mllefi i grupit të Vis Martinajt, që ka pësuar shumë humbje, por mund të jenë hakmarrë edhe të tjerë që Bejtja i ka tradhtuar. Ia kanë dhënë mesazhin.
Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se Bejtja ishte një nga personat e dyshuar për vrasjen e Brilant Marinajt, kushëririt të Ervis Marinajt.
“Viktima konsiderohet si një person me shumë ngarkesa penale. Në rastin e vrasjes së Brilant Martinajt, Bejtja u thirr nga prokuroria për të dëshmuar peri disa rethana, që mund të kishte informacion. Pastaj ngrihen dyshime të arsyeshme se ky personazh ka qenë një nga të dyshuarit për vrasjen e Brilant Martinajt. Për ekzekutimin e Bejtjas, vetëm, 24 orë pas ngjarjes, 28 persona u shoqëruan si persona që kanë informacione”, nënvizoi ajo./abcnews.al