Atentati ndaj Gentjan Bejtjas/ Ish-drejtori i policisë: Autorët janë pozicionuar 4 orë para, vrasja në distancë shumë të afërt

schedule21:41 - 21 Mars, 2024

schedule 21:41 - 21 Mars, 2024

Mbi 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes në Fushë-Krujë, ku Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij.

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prenci thënë në emisionin “360 Gradë” se kjo vrasje është bërë në distancë shumë të afërt.

Ai ka theksuar autorët janë pozicionuar minimalisht dy deri në katër orë përpara, duke pritur gjahun për të cilin kanë investuar shumë.

 “Për hir së vërtetës duhet ta pranojmë që kjo vrasje është kryer në mes të ditës dhe autorët janë pozicionuar minimalisht dy deri në katër orë përpara, të cilët do ta prisnin gjahun për të cilin kanë investuar shumë. Kjo vrasje nuk është bërë atentat në rrugë, por atentat në banesë, shiko deri ku kanë arritur banda. Kjo vrasje ka problematikat e veta dhe specifikat e veta, është bërë me një grup të strukturuar, në një territor i barazlarguar nga tre komisariate policie. E rëndësishme është që deri ku guxon grupi kriminal. Vrasja është bërë në distancë shumë të afërt”, u shpreh Prençi./abcnews.al