SHQIPËRI- Parlamenti iu rikthye normalitetit sot duke zhvilluar për herë të parë pas gati 6 muajsh një seancë të qetë pa tymues e bilbila. Pas dakordësisë së arritur mes PS dhe Rithemelimit, në këtë seancë pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët e Berishës, njëri për dy konsecione në shëndetësi dhe tjterin për sistemin TIMS.
Afati për komisionet hetimore do jetë 4 muaj.
Në rendin e ditës janë për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.
Marrëveshja e arritur nga maxhoranca me grupimin Bardhi-Berisha nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij.
Edhe sot ata apeluan për të mos u përsëritur marrëveshja PS-PD e 2008./ n.m.abcnews.al