Më shumë kontrolle, dhe më shumë lehtësi në bllokimin e hyrjes në uebsajte të ndryshme apo përmbajtje në internet. Ligji i sapo hyrë në fuqi në Rusi, bën më të lehtë kontrollin dhe censurën nga ana e shtetit.
Ka hyrë në fuqi në Rusi ligji i diskutueshëm për internetin Sovran, i cili kërkon realizimin e një uebi autonom rus, në gjendje për të funksionuar dhe nëse përjashtohet nga rrjeti botëror, si pasojë e një lufte kibernetike.
Kremlini prezantoi ligjin si një masë të domosdoshme për sigurinë kibernetike, por shumë kritikë mendojnë se bëhet fjalë për një mënyrë për të shtuar kontrollin dhe censurën në internet nga ana e shtetit rus. Ligji detyron menaxhuesit e uebsajteve që të instalojnë aparatura të afta për të gjurmuar, filtruar dhe riadresuar trafikun në internet.
Duke iu mundësuar në këtë mënyrë autoriteteve ruse që të bllokojnë me më lehtësi hyrjen në uebsajte apo përmbajtje të caktuara. / abcnews.al

