Projektligji, policët në pension 55 vjeç/ Hodaj: Është një mekanizëm rigjenerimi

schedule17:37 - 20 Mars, 2024

schedule 17:37 - 20 Mars, 2024

Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se me projektligjin e ri për Policinë e Shtetit, ulet mosha e daljes në pension, në 55 vjeç për punonjësit që e kanë ushtruar detyrën për më shumë se 30 vjet.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hodaj u shpreh se kjo do të shërbejë si një mekanizëm rigjenerimi për policinë.

Sipas Hodajt, duhet t’u jepet mundësia të rinjve që t’i bashkohen Policisë së Shtetit.

“Quhet pension shërbimi, nuk është i detyrueshëm. Ata që do duan mund ta shfrytëzojnë. Nëse dikush do të dojë, do të vazhdojë të shërbejë. Është instrument benefitesh. Është mundësi e mirë që ata që duan ta shfrytëzojnë, ta shfrytëzojnë. Por nuk është e detyrueshme për askënd. Është mundësi shtesë. Kemi një llogaritje, por jo të gjithë do të jenë të gatshëm të përfitojnë në të njëjtën kohë. Do të shohim nëse, por shifrat nuk janë të mëdha. Duam t’i japim mundësinë dikujt që të ndërrojë jetën e tij, të mos jetë i kushtëzuar ndaj shërbimit, të ketë mundësi ta shfrytzojë. Është një plus për policinë. Ky është benefit që u ofrohet punonjësve të policisë. Ky është mekanizëm rigjenerimi. Ne mendojmë se duhet t’u japim sa më shumë mundësi që të rinjtë t’i bashkohen Policisë së Shtetit”, theksoi ai./abcnews.al