Franca i përgjigjet Rusisë: Provokim i papërgjegjshëm nga kreu i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse

schedule18:03 - 19 Mars, 2024

schedule 18:03 - 19 Mars, 2024

Parisi e ka përshkruar si një provokim “të papërgjegjshëm” deklaratën e bërë nga Sergei Naryskin, kreu i  Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse, SVR, i cili tha se çdo personel ushtarak francez i dërguar në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër pushtimit rus do të ishte një objektiv prioritar për rusët.

“Ne i konsiderojmë këto lloj provokimesh të papërgjegjshme”, tha një zyrtar i ministrisë franceze të Forcave të Armatosura, duke shtuar se deklaratat ishin një shembull tjetër i “dezinformimit” rus.

Naryskin tha më herët: “Kjo (një detashment francez) do të bëhet një prioritet dhe një objektiv legjitim për sulmet nga Forcat e Armatosura Ruse. Kjo do të thotë se ai do të ketë fatin e të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në tokën e botës ruse me shpatë”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fund të shkurtit se vendosja e forcave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk mund të “përjashtohet”, pas një takimi me liderë të tjerë evropianë në Elysee./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!