Ministria e Jashtme ruse tha të martën se i është ankuar Britanisë për ato që i konsideron si ‘deklarata propagandistike të papranueshme’ gjatë zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të cilat ajo i konsideron ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Ministria ruse shtoi se veprimet e Britanisë ishin një shkelje e Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe binte ndesh me statusin e misioneve diplomatike të Britanisë në Rusi.
Presidenti rus Vladimir Putin fitoi 87.3% të votave dhe një mandat të ri gjashtëvjeçar të dielën në zgjedhjet që Perëndimi tha se nuk ishin as të lira dhe as të drejta.
Kremlini tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se një shumicë dërrmuese e rusëve ishte konsoliduar rreth tij./abcnews.al