Me tetë gola dhe katër asistime në të gjitha kompeticionet, Brahim Diaz arriti të përshtatet me spanjollët. Dhe tani, mesfushori i avancuar 25 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së Premier League.
Arsenal, Chelsea dhe Tottenham tashmë kanë shfaqur interes për marokenin, por tashmë listës i janë shtuar edhe Liverpool me Manchester United.
Sipas asaj që raportohet nga “HITC”, verën e ardhshme pritet një tentativë, sidomos nga Liverpool dhe Manchester United, por ka mundësi që të mbetet vetëm një përpjekje e kotë. Në fakt, dëshira e Diaz është të qëndrojë te Real Madrid, ku tashmë ka fituar edhe hapësira në formacionin e Ancelotti./h.ll/abcnews.al