Pas sigurimit të transferimit të Mehdi Taremi, Inter dëshiron të forcojë më tej sulmin e tyre përpara verës së ardhshme.
Emrat në pjatë janë të ndryshëm, megjithatë, në krye të listës së Giuseppe Marotta janë ata të Giacomo Raspadori dhe Albert Gudmundsson, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”.
Inter aktualisht ka Lautaro, Thuram, Arnautovic dhe Sanchez si pjesë të sulmit, por dy të fundit janë jashtë planeve të klubit dhe priten të largohen në përfundim të sezonit./h.ll/abcnews.al