Gjermania miraton 500 milionë euro ndihmë për Ukrainën

schedule14:31 - 19 Mars, 2024

schedule 14:31 - 19 Mars, 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius njoftoi të martën një paketë ndihme prej 500 miliardë eurosh për Ukrainën që përfshin 10,000 fishekë municionesh, si edhe 100 automjete të blinduara, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i besueshëm.

“Ne kemi miratuar një paketë ndihme me vlerë gati gjysmë miliardë euro,” u tha Pistorius gazetarëve në margjinat e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë në bazën ajrore Ramstein.

Ai shtoi gjithashtu se nuk kishte asgjë për të shtuar në lidhje me qëndrimin e vendosur të Gjermanisë se nuk do të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Ministri gjerman i mbrojtjes tha se gjatë takimit Ramstein, ai foli me homologun e tij ukrainas, Rustem Umerov, për të diskutuar nevojat e Kievit.

Fillimisht një partner hezitues, Berlini është bërë donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës pas SHBA-së.

Gjermania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje afatgjatë dypalëshe në shkurt, sipas së cilës Berlini u zotua t’i sigurojë Kievit ndihmë ushtarake me vlerë 7 miliardë euro në 2024.

/abcnews.al