NBA/ Boston nuk ndalet, Celtics thellojnë serinë rekord, dorëzohet edhe Detroit

schedule11:56 - 19 Mars, 2024

schedule 11:56 - 19 Mars, 2024

Boston nuk ndalet, duke thelluar rekordin në këtë sezon të rregullt të NBA, teksa kësaj radhe, Celtics mundën me lehtësi skuadrën e Detroit Pistons, me 25 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 119-94, pavarësisht mungesës së Jayson Tatum, për shkak të një dëmtimi në kavilje, teksa “skenën” e “rrëmbeu” një tjetër “ylli” i ekipit, Jaylen Brown, i cili shënoi plot 31 pikë.

Një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Derrick White, i cili regjistroi për herë të parë me tre shifra dopjo në këtë sezon, duke mbyllur ndeshjen me 22 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe po aq asist, duke arritur kështu, të sigurojë për skuadrën e tij, fitoren e 54-t në sezonin e rregullt të NBA, teksa kanë ecurinë më të mirë në këtë kampionat.

Në Konferencën e Perëndimit, Minnesota mori sërish vendin e dytë pas fitores 114-104 në transfertën e Utah Jazz. Mungesta e Karl-Anthony Towns nuk ndje aspak për “Timbwolves”, teksa meritë për këtë kishte Anthony Edwards, i cili shënoi plot 32 pikë, kapi 7 topa në tabelë dhe dha 8 asist në fitoren e skuadrës së tij, që afrohet sërish me kreun e Perëndimit.

Një mbrëmje e gjitha për t’u harruar ishte ajo e Golden State Warriors, skuadër që u “dorëzua” në “shtëpi” përballë New York Knicks me rezultatin 112-119, kur për vendasit nga San Franccisko, nuk mjaftoi as Stephen Curry, me kapiteni e vendasve, që shënoi 27 pikë, por u tradhëtua nga shokët e skuadrës, sidomos nga “binjaku” i tij Klay Thompson, që mbylli ndeshjen me vetëm 18 pikë.

Me këtë humbje, skuadra e Golden State i largohet më shumë zonës së “play-off”, duke zbritur kështu në vendin e 10-të të klasifikimit në Perëndim. Nga ana për skuadrën njujorkeze, njeriu I fitores ishte Jalen Brunson, që shënoi 34 pikë kapi 5 topa në tabelë dhe dhuroi 7 asistime, për të fituar, titullin “MVP” të ndeshjes. /i.m /abcnews.al