Avokatët e Fredi Belerit kanë ankimuar masës e sigurisë “arrest me burg”.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se sipas avokatëve të Belerit vendimi është politik dhe se caktimi i masës është në paligjshmëri.
“Avokatët e Fredi Belerit kanë animuar masat e sigurisë. Bëhet fjalë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Caktimi i masës është në paligjshmëri . Beleri është dënuar më 5 mars me 2 vite burg pasi u shpall fajtor për ‘blerje votash’. Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë nëse do pranojë apo rrëzojë kërkesën e avokatëve të Belerit.
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi, të dy të dënua,r kanë quajtur vendimin e gjykatës si çështje politike. Beleri ka mohuar akuzën se ka kryer veprën penale të blerjes së votës.”, raportoi gazetari Vija.
Prokuroria e akuzoi Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.
/abcnews.al