Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.
Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, i cili saktëson se tërmeti është regjistruar afërsisht 67 km në veri-lindje të qytetit pakistanez të Nushkit, me një popullsi prej rreth 27,600 banorësh.
Hipoqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.
/abcnews.al