Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News foli për Amnistinë Penale.
Ai tha se uron që ligji për Amnistinë Penale të miratohet një orë e më parë, ndërsa shtoi se ky ligj do të jetë në ndihmë të familjeve shqiptare. Ndër të tjera socialisti tha se ky ligj kërkon 84 vota dhe se do ishte mirë që deputetët e opozitës të kuptojnë ky ligj ndihmon familjet shqiptare.
“Ka pasur propozime nga grupet e opozitës dhe urojmë që një orë e më parë të votohet. Kjo varet, pasi si ligj kërkon 84 vota. Do ishte mirë që deputetët e opozitës të kuptojnë ky ligj ndihmon familjet shqiptare. Ne jemi të interesuar që një orë e më parë të kalojë, shpeshojmë për ditën e enjte, por nuk është në dorën tonë.”, tha Klosi. /abcnews.al