Nis procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar në Vaun e Dejës.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 66-vjeçari ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht pa shërbim banorët e fshatin Shelqet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al