Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai ka komentuar disa tema të futbollit shqiptar, duke nisur me sherrin mes Lerdës dhe Mehmetit:
“Ka pasur një komunikim në distancë mes Lerdës dhe Duros, por nuk besoj se pse u vonua loja një minutë, i prishi punë Lerdës. Pse nuk thuhen gjërat sikur janë? Të gjithë italianët që vijnë këtu kanë probleme. Pjesa e ndërrimeve, e lojës, modulit, e vendos trajneri dhe nuk ka pikë dyshime. Nuk besoj se Mehmeti ka ndërhyrë në zgjedhjet e tij. Lerda si natyrë është agresiv. Mehmeti e di shumë mirë se çfarë roli ka pasur dhe nuk besoj të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar.
PARTIZANI – “Partizani me lojtarët që ka marrë, që i ka marrë shumë lojtarë të mirë, ka ndërtuar një formacion dhe një stol shumë më të fortë se ekipet e tjera. Nuk ka rëndësi kë zgjedh trajneri, Asani ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit vjet. Kjo është një zgjedhje e trajnerit dhe sa do t’i dali kjo zgjedhje, do ta shohim.
Nga ana difensive, Partizani ka pësuar më shumë gola dhe ka shënuar më pak se sezonin e shkuar. Anën difensive e ka shumë të mirë, ashtu si vjet, por ana ofensive nuk më pëlqen. Trajneri ndoshta e ka filozofi të qëndrojë më shumë i mbyllur. Por me lojtarët që ka, mund t’i luaja të dy pjesët e lojës, si në sulm ashtu dhe në mbrojtje, por ka zgjedhur atë stilin e mbrojtjes”./abcnews.al