Skënderbeu në volejboll për femra nuk ka të ndalur! Mbrëmjen e djeshme u luajt Superfinalja e femrave e vlefshme për Kupën e Shqipërisë midis Tiranës dhe Skënderbeut.
Vajzat korçaret të drejtuara nga trajneri Orlando Koja kanë arritur të ngrenë lart trofeun pasi mundën me rezultatin 3-1 vajzat bardheblu të Tiranës.
Trofeu i ekipit fitues u dorëzua në fund të ceremonisë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. Vlen të theksohet fakti se pak ditë më parë, vajzat korçare arritën të ngrinin një tjetër trofe, atë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, ndërkohë që ky i sotmi ishte suksesi i dytë në pak kohë.
Skuadra e Orlando Kojës është pretendente kryesore për të fituar edhe kampionatin këtë sezon dhe kërkon tripletën, për sa i përket trofeve./ h.ll/abcnews.al