Dinamo italiane po merr formë. Drejtuesit e ri të klubit kryeqytetas kanë njoftuar ditën e sotme edhe lëvizjen e fundit. Një italian do të jetë drejtor sportiv i bluve.
“Zyrtare, Enzo Passarelli është drejtori i ri sportiv i Dinamos. Që prej ditës së sotme, ai do të mbajë këtë post në skuadër, pozicion që e ka mbuluar më parë edhe në ekipin e Latina Calcio 1932 në Itali.
Klubi dinamovit po merr formë dhe shumë shpejt do të ndërtohet ai ekip që presin të gjithë tifozët Blu!”, shkruhet në njoftimin e Dinamos në faqen zyrtare në “Facebook”. / abcnews.al