Roma ka marrë një fitore ndaj Sassuolos me rezultatin minimal 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.
Pjesa e parë solli vetëm nga një rast për të dyja skuadrat, me Matheus Henriquen që rrezikoi për Sassuolon dhe Romelu Lukakun për Romën, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, Lorenzo Pellegrini shënoi gol të bukur me një goditje nga distanca për shifrat 1-0.
Me këtë fitore, kryeqytetasit mbajnë vendin e pestë me 51 pikë dhe vazhdojnë luftën për një vend në Champions League./h.ll/abcnews.al