Protesta “Mesdita kundër Putinit”, Rusia arreston 65 persona

schedule18:09 - 17 Mars, 2024

schedule 18:09 - 17 Mars, 2024

Të paktën 65 persona janë arrestuar këtë të diel për pjesëmarrje në protestën “Mesdita kundër Putinit”, sipas grupit monitorues të protestës OVD- Info. Arrestimet janë kryer në 16 qytete të Rusisë.

Protesta simbolike inkurajoi njerëzit që të dalin për të votuar në ditën e fundit që mundën dhe të ‘digjinin’ fletët e votimit. Protesta u mbështet nga Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, e cila mori pjesë në një demonstratë në Berlin.

Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh ndau një video të turmave duke brohoritur Navalnaya teksa ajo po largohej në qytetin gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!