Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, mori pjesë në një protestë të mesditës kundër Presidentit Vladimir Putin këtë të diel në Berlin.
Zëdhënësja e Navalny Kira Yarmysh postoi foto në X të Navalnaya duke qëndruar në radhë në Berlin, ku rusët ishin në radhë për të votuar. Aktivistët thanë se disa njerëz brohoritën ” Julia, Julia ” dhe duartrokitën.
Në një protestë nën moton “Mesdita kundër Putinit”, rusët të cilët kundërshtojnë Kremlinit dolën në qendrat e votimit të dielën në mesditë, për ta hedhur si të pavlefshme fletën e votimit, ose për të votuar për një nga tre kandidatët kundër Putinit.