VIDEO/ Po trafikonin klandestinë, dy të arrestuar në Këlcyrë

schedule10:36 - 17 Mars, 2024

schedule 10:36 - 17 Mars, 2024

KËLCYRË- Dy persona kanë përfunduar në pranga të Policisë për trafikim klandestinësh.

Ata u kapën në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës.

Të rinjtë po transportonim me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë, emigrantët ishin nisur nga Hani i Hotit në Shkodër dhe po udhëtonin drejt Kakavijës në Gjirokastër./ abcnews.al