Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vaun e Dejës për tentativë vrasjeje.
38 vjeçari Mersin Mlloja dyshohet se një ditë më parë ka tentuar të vrasë duke përplasur me automjet nënë e bir në Bushat, kolegë të tij, teksa po ecnin në korsinë e dedikuar të këmbësorëve.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Automjeti që drejtonte Mlloja është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 38 vjeçari akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë./abcnews.al